Parashikimi i yjeve/ Astrologia zbulon si do të jetë muaji maj për shenjën e Dashit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2024, 10:13
E ftuar ditën e sotme, nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë në "Skype", në studion e lajmeve të "Ora News" ishte astrologia, Denisa Shyle, për të folur për parashikimin e yjeve.
Ajo u shpreh se për shenja e Dashit do të ketë një muaj mjaft pozitiv.
Shyle: "Deri në datën 20 do të jetë në një fazë pozitive sepse dhe Marsi do të kalojë në shenjën e tij. Mund të jenë ndjerë pak të lodhur, të mërzitur dhe të sëmurë, por kjo gjendje do kalojë. Nga ana energjike do të jenë mirë. Do të realizojnë qëllimet e tyre. Do të komunikojnë shumë mirë me partnerët e tyre. Mund të kalojë nnë martesë ose të vendosin të zgjerojnë familjen e tyre. Mund të kenë disa probleme me shoqërinë e tyre, por ky problem do të jetë diçka kalimtare."
