Nga financat, shëndeti e deri te dashuria, astrologia zbulon se si do të jetë muaji maj për shenjën e demit
Ditën e sotme në studion e lajmeve të "Ora News", ishte e ftuar astrologia Denisa Shyle, në një lidhje në "Skype", ku bëri parashikimin e horoskopit për muajin Maj.
Shyle: Në përgjithsi, do të jetë në një fazë pozitive. Në këtë periudhë ajo që mund të jetë pak e lodhshme për to është sepse do të kujtojnë shumë gjëra në lidhje me të shkuarën. Do të merren pak edhe me subkoshiencën e tyre, pra të gjitha problemet e tyre që mund ti kenë lënë pas dore përsa i përket botës së tyre të brendshme mund të dalin në sipërfaqe. Do të kenë një vetëvlersim shumë të madh dhe do të duken shumë të bukur, do të kenë një karizmë shumë të madhe. Përsa i përket anës ekonomike do të kenë një zhvillim shumë të madh. Pak kujdes në karrierë dhe me mënyrën si komunikojnë me pronarët e tyre.
