Maji nis me surpriza për Luanin/ Astrologia: Mund të ketë një zgjerim në familje...

E ftuar ditën e sotme, nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë në "Skype", në studion e lajmeve të "Ora News" ishte astrologia, Denisa Shyle, ku bëri parashikimin e horoskopit për muajin Maj.

Shyle: Luani është futur në një fazë pozitive përsa i përket rritjes së tij në kulturë, në zhvillimin e tij personal dhe atë të botës së tij të brendshme. Do të ketë udhëtime të shumta jashtë shtetit, të cilat do t'i bëjnë shumë mirë. Ka pasur një periudhë, ku mund të ketë qenë pak i ndrydhur, pasi mund të ketë pasur probleme me partnerët, me shtëpinë, me familjarët e tij, por muaji maj do të jetë një muaj pozitiv. Me kalimin e Marsit në shenjën e Dashit do ta ndikojë shumë pozitivisht. Përsa i përket anës së tij materiale dhe karrierës së tij do të shikojmë një rritje shumë të madhe. Do të ndihet shumë i sigurt në rradhë të parë. Mund të ketë një zgjerim në familje, ndërkohë që disa prej tyre mund të mari ndonjë lajm surprizë.