Horoskopi për muajin maj, astrologia: Ujori nuk heq dorë nga e shkuara...

E ftuar ditën e sotme, nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë në "Skype", në studion e lajmeve të "Ora News" ishte astrologia, Denisa Shyle, ku bëri parashikimin e horoskopit për muajin Maj.

Shyle: Ujori në përgjithësi do të ketë zhvillime të mëdha përsa i përket mënyrës së komunikimit. Mund të fokusohet në detaje që nuk kanë rëndësi, sepse plutoni do të kaloj nga shenja e tyre e më pas do të kaloj në retrograd. Mund të kujtojnë gjëra nga e shkuara që nuk kanë më vlerë. Ajo çfarë ju këshillojë është të fokusohen tek zhvillimi i tyre në rrethin e tyre të ngushtë sepse do të jenë me fat. Do të dijnë të komunikojnë shumë qartë dhe do të zhvillojnë lidhjet e tyre. Do të kenë zhvillim, mund të blejnë një shtëpi të re por do të kenë shpenzime të mëdha.