Horoskopi mujor/ Astrologia zbulon problemet me të cilat do të haset shenja e Peshores

E ftuar ditën e sotme, nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë në "Skype", në studion e lajmeve të "Ora News" ishte astrologia, Denisa Shyle, ku bëri parashikimin e horoskopit për muajin Maj.

Shyle: Peshorja është një fazë ku është duke u sfiduar vazhdimisht përsa i përket shëndetit dhe lidhjes. Mund të kenë probleme me partnerët e tyre sepse është një fazë ku lidhjet e tyre do të sfidohen. Në përgjithësi do të përcaktohen rolet dhe i mashkullit dhe i femrës. Do të jetë një fazë e lodhshme por e dobishme. Mund të kenë probleme përsa i përket mushkërive dhe frymëmarrjet. Në qoftë se e ndjejnë të nevojshme kur dalin jashtë të mbajnë maskë.