DOKUMENTI/ Vasili: Letra tronditëse e Presidentit për “Detin”, dhe Kuvendi duarlidhur, si peng i Ramës prej 2 vitesh

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, i është rikthyer çështjes së detit me Greqinë, ndërsa kujton se janë mbushur plot dy vite nga letra që Presidenti i asajkohe, Ilir Meta i ka dërguar 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Një akt ky, që sipas Vasilit, po mbahet peng me urdhër të kryeministrit Edi Rama, Kuvendi.

REAGIMI I PLOTË I PETRIT VASILIT

Letra e Presidentit Meta për detin 140 deputetëve, dy vjet më parë dhe Kuvendi duarlidhur, si peng i Ramës!

Thuajse dy vjet më parë ish-Presidenti Meta ju drejtua të gjithë deputetëve të Parlamentit shqiptar me një letër tronditëse për çështjen e kufijve detare me Greqinë.

Është pa asnjë dyshim dokumenti më i fortë dhe më i rëndësishëm me të cilin ndonjë President i është drejtuar ndonjëherë Parlamentit në të gjithë historinë e Pluralizmit.

Kjo letër ishte demaskimi institucional i veprimtarisë thellësisisht antishtetërore të Edi Ramës lidhur me Marrëveshjen për Kufirin Detar me Greqinë, si akti më i rëndë kundër interesave kombëtare të vendit, i ndodhur ndonjëherë që nga Pavarësia e Shqipërisë në 1912-ën.

Parlamenti kuisling i marrë peng nga Edi Rama dhe i drejtuar nga një marionetë si Nikolla nuk ka bërë edhe sot e kësaj dite as edhe një veprim të vetëm në reflektim të këtij dokumenti shtetëror shumë të rëndësishëm, i cili vë Parlamentin përpara përgjegjësive shumë të mëdha, që lidhen me integritetin territorial dhe interesat kombëtare të Shqipërisë.

????   Ja disa nga faktet, që gjenden në Letrën historike të Presidentit drejtuar deputetëve ne korrik te vitit 2022.

????  "Deklaratat dhe qëndrimet publike të Kryeministrit Rama përmes të cilave ka pohuar/mbështetur zgjerimin e ujërave territorialë të palës Greke në 12 milje detare apo mbylljen e gjireve, për hapësirën objekt negocimi midis dy vendeve, ndërkohë që të dy vendet janë zyrtarisht në negociata për këtë çështje, natyrshëm që dobësojnë pozitën dhe strategjinë negociatore të palës shqiptare",

????   "Ekziston mundësia që këto deklarata të ndikojnë në procesin negociator, dhe që mund të përdoren nga shteti fqinj në ndjekjen e këtij procesi në çfarëdolloj forme".

????   "Nga zhvillimet e mëpasshme është e qartë se Kryeministri Rama, më së paku me mungesë të sinqeritetit, me papjekurinë e tij, apo me mosnjohjen e ligjit, i ka dëmtuar të gjitha këto, duke arritur deri aty sa të keqinformojë apo të keqorientojë autoritetet e vendit fqinj, se ka pengesë Presidentin e Republikës Ilir Meta".

????    "Çështja e kufizimit të zonave detare midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, është një çështje e hapur mes dy vendeve".

????     "Shqipëria zyrtarisht është në proces të hapur negociatash me Republikën e Greqisë",

????     "Presidenti i Republikës nuk është informuar zyrtarisht nga Kryeministri se me çfarë akti, Qeveria ka kaluar nga procesi negociator sipas Kushtetutës dhe të drejtës ndërkombëtare, në zhvillime negociatash në nivel politik për këtë çështje, e aq më tepër të deklarohet paraprakisht se cila do të jetë rruga që do të ndiqet".

????    "Në kushte tilla, ligjërisht rezulton se, Kryeministri, apo çdo zyrtar tjetër i Qeverisë nuk është konsultuar, nuk ka kërkuar dhe as nuk është pajisur me ndonjë Autorizim nga Presidenti i Republikës, sipas detyrimit të qartë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr. 15/ 2010, për të negociuar apo për të diskutuar me Republikën e Greqisë në emër të Republikës së Shqipërisë, në lidhje me çështjen e kufizimit të zonave detare, e aq më pak për të vendosur apo dakordësuar nëse kjo çështje do të shkojë për alternativë zgjidhje në ndonjë nga Gjykatat Ndërkombëtare, ndërkohë që palët zyrtarisht janë ende në negociata"

PERFUNDIMI!

▪️Letra e Presidentit Meta eshte aty ne Kuvendin e Shqiperise dhe ne dosjet e 140 deputeteve si nje udherrefyes shume i qarte, objektiv dhe atdhetar per te zbardhur te verteten dhe per te ndalur me çdo instrument shteteror dhe kushtetues te keqen.

▪️Ndaj Kuvendi i Shqiperise dhe çdo deputet jane perpara pergjegjesise shume te madhe shteterore dhe kombetare, qe te mbrojne interesin me te larte shteteror, kufijte e Shqiperise, te cilet kerkon me cdo kusht te shese Edi Rama per interesat e pushtetit personal dhe te pengmarrjes se tij nga faktoret dhe qarqet me te egra antishqiptare.

▪️Strategjia e zeze e Kuvendit rilindas, te marre peng nga Rama qe te heshte totalisht dhe te beje sikur asgje nuk ka ndodhur eshte thjesht dhe vetem nje demostrim i neveritshem i aleances me te keqen dhe kapitullim perpara tradhetise kombetare.

▪️Kuvendi duhet te aktivizoje te gjitha mekanizmat kushtetuese qe disponon per te hetuar, informuar dhe hedhur drite mbi kete veprimtari te rende antishteterore te Kryeministrit.

▪️Ky Kryeministër dhe kjo qeveri kuislinge jane te gatshem te shesin Shqiperine dhe interesin kombetar per te shtyre ditet e tyre ne pushtet.

P.S.Fotot e Letres se Presidentit Meta si kujtese per kedo deputet, qe i ka devijuar misionit te tij per mbrojtjen e interesave te popullit dhe atdheut.