Politika uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin! Festival humanizmi

Besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin.

Mëngjesin e sotëm, pas 30 ditëve agjerim në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë shqiptarë falën namazin në sheshin “Skënderbej”.

Urimi i Kryeministrit

Urimeve të kësaj dite të shënuar u është bashkluar edhe kryeministri Edi Rama.

“GËZUAR FITËR BAJRAMIN”, uron Rama në rrjetet sociale besimtarët myslimanë.

Politika uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin!

Urimi i Kryetares së Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla uroi sot besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe mbarë botën për festën e Fitër Bajramit.

“Pas një muaji sakrificash, solidariteti, vetëreflektimi e gëzimesh, besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit.

Bajrami i Madh, si një festival humanizmi, na rikujton se sa pasuri e pamasë është dhimbsuria e Zotit, liria e besimit, dashuria për familjen e për njerëzit, shërbimi për të dobtit.

Diversiteti i besimeve dhe patriotizmi i komuniteteve fetare është një pasuri e çmuar për Shqipërinë.

Gëzuar Fitër Bajramin, vëllezër myslimanë!”, thuhet në urimin e kryeparlamentares Nikolla.