Gjykata e Lartë la në “arrest shtëpie” Berishën, Tritan Shehu: Vendim stalinist i një gjykimi politik

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-kryeministrin, Sali Berisha i cili u la në “arrest shtëpie”.

Shehu cilëson këtë si një vendim stalinist të një gjykimi politik, ndërsa shton se një gjë e tillë ishte e paralajmëruar.

Ai shton se Berisha po mbahet nën këtë masë sigurie, pa pasur prova dhe madje as akuzë reale, duke theksuar se ish-kryeministri është i “rrezikshëm” për regjimin.

Në fund ai shprehet se motoja e opozitës duhet të jetë “Të lirojmë liderin e opozitës, sepse kështu do të fillojmë të çlirojmë një popull të tërë”.

Postimi i Shehut:

Nje vendim Stalinist i nje “gjykimi” politik!
Ishte nje vendim i paralajmeruar anti ligjor ndaj Liderit te Opozites!
I paralajmeruar nga nje sere vendimesh te tjera politike.

Mbas shkeljeve te renda te Kushtetutes, te ligjeve, rregullave parlamentare e gjyqesore, precedencave, parimeve, pikerisht per te izoluar Berishen.

Terrorizuar qytetaret, mbyllur gojen opozites, goditur PD.

Ne shkelje te rende keto te te drejtave te deputetit, por dhe te qytetarit, njeriut.
Te drejtave themelore europiane.

Nje karrikature kjo e parimit te presumimit te pafajesise, deri ne nje vendim te formes se prere.
Ne mungese te plote te provave, ne fakt edhe te nje akuze reale.

Te parimit demokratik per tu gjykuar ne gjendje te lire, per aq kohe sa nuk tenton te “arratisesh” nga drejtesia, nuk paraqet rrezikeshmeri per publikun.

Realisht Berisha paraqet “rrezikeshmeri” vetem per rregjimin, per ata qe po shkaterrojne demokracine, shkelin vlerat e lirite.
Dhe rregjimi po e izolon!

Kush mund te kishte iluzione per drejtesi ne Shqiperi, tashme nuk mund te kete.

Nje denimi politik i duhet pergjigjur me qendrime, veprime e levizje te qarte e te forta politike.
Koha per heshtje, mermeritje, prononcime ne “kinezce”, ka perfunduar.

Eshte koha per te pare direkt ne sy kolonat kryesore te nje lufte politike perballe regjimit, dhe jo per tu hallakatur mbas sofizmave per diversitet.

Prandaj motoja e leitmotivi i opozites, PD, i yni duhet te jete:
Te lirojme Liderin e opozites.
Se keshtu do te fillojme te clirojme nje popull te tere.