''Për pronat e bashkëshortit të Xhaçkës, kemi kryebashkiakë në burg'', Korreshi paralajmëron protestë të enjten në Kuvend

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi në një intervistë në Ora News u shpreh se Olta Xhaçka duhej të kishte dhënë dorëheqjen si dhe paralajmëroi një protestë të mundshme në parlament ditën e enjte pikërisht për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Korreshi: Patjetër që qenia e liderit të opozitës në ato kushte nuk i bën mirë opozitës, por kjo nuk do thotë që opozita do ndalojë.

Në gjykimin tim e vetmja mënyrë që po e mban brenda Berishën është për ti djegur mandatin.

Ajo cka la të kuptohej PS, gjithsesi ne do presim ditën e enjte, por ajo cka la të kuptohet që deputetet mund të shkelin fare mirë ligjin.

Në bindjen time, ajo (Olta Xhaçka) duhej të kishtë dhënë dorëheqjen.

Kemi kryebashkiak që për pronat e bashkëshortit të Xhaçkës janë prapa hekurave sot.

Sot kemi edhe falsifikim të pronave.

Mazhoranca vazhdoi me atë retorikën e saj sikur Gjykata Kushtetuese nuk kishte të drejtë në zbatimin e ligjit.

Çudi e madhe se ditën trumbetojnë se Drejtësia e Re dhe ne darkë thonë pse edhe ata njerëz janë, kësaj rradhe e kanë gabim.

Pra PS nuk do ta shesi ose nuk do ta lej ligjin të bëj efektin e saj kështu që mendoj se dita e enjte do jetë një premisë përvec asaj protestës së orës 11:00 të ketë një tjetër protestë në parlament.

Ndoshta piroteknike jo por dicka tjetër absolutisht sepse nuk ka logjikë.