PAMJET/ Ish-kryebashkiaku socialist i Lushnjes Fatos Tushe në SPAK për pasurinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2024, 10:08
Ish-kryebashkiaku socialist i Lushnjes Fatos Tushe thërritet në SPAK.
Kujtojmë se Tushe përfundoi dënimin pak kohë më parë për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.
Ndërkaq sot, Tushe po pyetet për një tjetër hetim të nisur, në të cilin bëhet fjalë për fshehje pasurie.
Këtë do ta konfirmonte vetë Tushe sapo la ambintet e SPAK-ut.

