Komisioni i Dezinformimit, Cukali: Është absurde, mënyra si është konceptuar tregon se ka probleme të dukshme

Kreu i Këshillit shqiptar të Medias, Koloreto Cukali i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Komisioni i Dezinformimit është absurd dhe mënyra se si është konceptuar ky komision ka problemw të dukshme.

Cukali: Unë mendoj se edhe ata që e kanë krijuar nuk e kanë shumë të qartë.

Unë hera e parë që shoh një komision që ngrihet për të parandaluar dicka parlamentare.

Pra zakonisht komisionet parlamentare në të gjithë botën perëndimore dhe demokratike, ngrihen për të hetuar dicka që ka ndodhur, jo dicka që do të ndodhë.

Është e vërtetë që ka pasur komisione të botës demokratike, komisione parlamentare apo të kongresit të cilat mund të shkojnë edhe gjatë edhe 2 vjet.

Është hera e parë që dëgjoj një komision që pa ditur se cfarë do të hetojë, ka përcaktuar se sa gjatë do hetojë.

Është thjesht absurde kjo gjëja që po dëgjojmë.

Mënyra se si është konceptuar ky komision, ka probleme të dukshme.