Auditimi i fondeve për vitin 2022, KSHZ vendos 108 gjoba për partitë politike

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot raportin mbi gjetjet nga auditimi i raporteve financiare të partive politike për të ardhurat dhe shpenzimet për vitin kalendarik 2022.

Në zbatim të ligjit “Për Partitë Politike”, Komisioneri vendosi sanksionin administrativ, gjobë në masën 60 000 lekë për 94 parti politike.

Gjithashtu, Komisioneri vendosi sanksionin administrativ, gjobë në masën 1 000 000 lekë për 14 parti politike.

Po ashtu, në seancën e sotme u plotësuan vakancat e krijuara në 5 këshilla bashkiakë.

Konkretisht në Këshillin e Bashkisë Shkodër u miratuan kandidatët e PD-së, Fatmir Vojvoda dhe Anita Amuli; në Këshillin e Bashkisë Berat kandidatja e “Bashkë Fitojmë”, Klejda Kusta; në Këshillin e Bashkisë Krujë kandidatja e “Partisë së Gjelbër”, Meri Zalla; në Këshillin e Bashkisë Maliq kandidatja e PD-së, Marjeta Xhelollari; në Këshillin e Bashkisë Fier kandidatja e PDIU-së, Brunilda Çami.