Qeveria kalon në parlament projektligjin e marrëveshjes me Italinë për sigurimet shoqërore
Qeveria çon për tu ratifikuar në parlament marrëveshjen për sigurimet shoqërore të firmosur mes dy shteteve Shqipëri e Itali më 6 shkurt 2024.
Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë pensionet shqiptarët që punojnë në Itali por dhe shtetasit italianë që punojnë në Shqipëri.
Propozimi për ratifkimin e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve për pensionet u bë prej ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe u miratua nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme.
Pritet që në seancën e ardhshme plenare në Kuvend të miratohet projektligji për njohjen e ndërsjelltë të sigurimeve shoqërore mes Italisë dhe Shqipërisë.
Vendimi:
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË ITALISË NË FUSHËN E SIGURIMEVE SHOQËRORE”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
