Hapet në Romë Bunkeri i Duçes, 6 metra nën tokën me dhjetra metra i gjatë

Është hapur në Romë pas një restuarimi inovativ e multimediale Bunkeri i Musolinit, pozicionuar në Vilën Torlonia.

Me një histori 80 vjecare ky Bunker evokon një nga faqet më të errëta e dramatike të kryeqytetit italian goditur 51 herë nga bombardimet gjermane gjatë luftës së dytë Botërore.

Memoria historike e këtij bunker përcjell zgjedhjen e Benito Musolinit për të bërë Vila Torlonia rezidencës zyrtare të qëndrimit të tij së bashku me familjen.

Hyrja e Italisë në luftë solli kërkesën e ndërtimit të këtij bunkeri në mbrotje të Duces nga sulmet ajrore.

Bunkeri nisi të ndërtohej në dhjetor të 1942 e sipas historianëve pas kapjes së Duces më 25 korrik 1943, ende nuk kishte përfunduar perfeksionimi i funksionit të tij.

Bunkeri ka një strukturë në formë cilindrike me një thellësi 6 metra nëntokë me një panimetri në formë kryqi, me galeri 15 metra të gjata, seksione rrethore me diametër 2.5 metra dhe i mbrojtur nga një muraturë betoni me trashëri 4 metra.

Në momentin e kapjes së Mjusolinit ende nuk kishin përfunduar banjot e portat.

Përvec tij në këtë vilë ishin ndërtuar dhe dy rifuxhio mbrojtje.

Njëra prej tyre u ngrit më 1941, enkas për sulmet anti ajrore, me një trashësi betoni 120 cm e  pajisur me porta antigazë e sistem për pastrimin e ajrit.

Ndërsa rifuxhio më e vjetër e Vilës është një ish kantinë, pozicioniar në një kat e gjysëm nën tokë, dhe e adaptuar me sistem mbrojtje, por që shpejt u kuptua se ishte e nevojshme ngritja e një strukture me të mirë anti sulmeve ajrore si dhe të një bunkeri.

Pas një  reastuarimi të kuruar ky Bunker është kthyer në një Muze me instrumente multimediale ku mund  të njohësh jetesën e familjes së Duces në këtë Vilë historike si dhe dokumente e video historike  të epokës.

Bombardimi i Romës nga trupat gjermane është një nga moment më dramatike të hsitorisë së këtij qyteti duke shkaktuar mbi 3000viktima.

Janë dokjumentuar rreth 4000 bomba të hedhur mbi Romë baraz me 1060 tonelata fuqi shkatërruese.

Mbetën të plagosur mbi 11 mijë persona e u shkatërruan 10 mijë banesa e 40 mijë persona mbetën pa strehë.