VIDEO/ “The Albanian King” zbarkon në “O2 Arena”, Florian Marku gati për sfidën ndaj Kongo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2024, 21:13
Florian Marku dhe Chris Kongo do të luftojnë në “O2 Arena” në Londër. Kjo ndeshje e peshës së lehtë është pjesë e një eventi të duelit më madhor Frazer Clarke – Fabio Wardley.
Para disa minutave, boksieri shqiptar arriti në stadium dhe duket në formë për duelin ndaj kundërshtarit Chris Kongo.
“Mbreti Shqiptar”, i pamposhtur me një rekord prej 13 fitoresh, ndërsa ka një barazim, u kthye në profesionist në vitin 2018.

