E BUJSHME/ Real Madrid interesohet për Edon Zhegrovën

Me merkaton e verës që është ende larg, Real Madrid duket se i ka idetë e qarta.

Edhe pse Mbappé dhe Davies mbushin faqet e gazetave pranë Los Blancos, në Madrid mund të ketë një transferim surprizë.

Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën, sulmuesin e Kosovës që po shkëlqen te Lille.

Paraqitjet e tij në këtë sezon kanë sjellë interesin e gjigandëve spanjoll, sipas asaj që shkruan “Mas Fichajes”.

25-vjeçari është aktivizuar në 26 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar 5 asiste.

Për të ky është sezoni i 3-të te Lille.

Florentino Pérez, numri një i Real Madrid, është i vendosur të mos kursejë aspak në merkato.

Përvec këtyre emrave, të tjera afrime priten në verë.

E BUJSHME/ Real Madrid interesohet për Edon Zhegrovën