Muaji i Ramazanit, Meta i bashkohet iftarit të shtruar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2024, 19:38
Kreu i PL-së, Ilir Meta i është bashkuar iftarit të shtruar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj me rastin e muajit të Ramazanit.
''Sjelltë ky Muaj i Shenjtë bekime, shëndet dhe lumturi në çdo familje shqiptare'', shkruan Meta ndër të tjera.
Postimi i Metës:
Kënaqësi e veçantë të bashkohesha sot në Iftarin e shtruar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj me rastin e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.
Iu bashkova lutjeve për agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët!
Sjelltë ky Muaj i Shenjtë bekime, shëndet dhe lumturi në çdo familje shqiptare!
Qoftë përkushtimi juaj ndaj Zotit dhe besimit gjithnjë e më i madh dhe me vepra të mira!
