Ilir Meta: Berisha edhe nga ballkoni bën hatanë duke denoncuar
'Legjenda e ballkonit', kështu e quajti Ilir Meta, Sali Berishën teksa tha se e mbështet atë në kauzën e tij dhe tha se masa ndaj tij është e turpshme.
Kreu i Partisë së Lirisë u shpreh gjithashtu se situata ekonomike në vend është e rëndë, ndërsa e drejtoi gishtin nga kryeminsitri Edi Rama.
Pavarësisht se e ka mbështetur në vazhdimësi Ilir Meta prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar nuk ka qenë prezent në protestën që organizohet çdo natë poshtë shtëpisë së Sali Berishës.
Meta u shpeh i gatshëm të shkojë për tu solidarizuar me Berishën që ndodhet nën masën e sigurisë arrest në shtëpi.
‘’Jam 24 orë tek 'Rruga e Shpresës' dhe në solidaritet me 'legjendën e ballkonit'.
Ai edhe nga ballkoni frymëzon dhe bën hatanë’’, tha Meta.
Meta foli edhe një herë për situatën e rëndë ekonomike ndërsa gishtin e drejtoi tek kryeminsitri Edi Rama.
Duke folur për videot e tij në male dhe mbi platformat e hekurit kreu i Partisë së Lirisë dha këtë mesazh.
‘’Nisemi për të kapur majat, nuk nisemi për të bërë piknik’’, tha Meta.
