''Forca e demokratëve në numër është me Berishën'', Gjergji: PD e gatshme për të votuar amnistinë
Deputetja e PD-së, Zheni Gjergji në një intervistë në Ora News u shpreh se PD është e gatshme për të votuar amnistinë dhe se forca e demokratëve në numër është me Berishën.
Gjergji: Qëndrimi i PD-së i shprehur edhe nga kryetari i grupit parlamentar Bardhi është që në parim PD është e gatshme ta votojë amnistinë e cila prej disa muajsh është duke u shqyrtuar në parlament por për shkak të angazhimeve tona për të fituar të drejtat e opozitës për komisionet hetimore, ne nuk kemi qenë pjesë e tavolinave dhe gjatë këtyre ditëve komisioni i ligjeve është duke punuar duke draftuar së fundmi këtë amnisti duke parë nëse ka momente të cilat duhet të përmirësohen ose pika që duhen hequr nga kjo amnisti.
Në parim ne jemi gati për ta votuar.
Në fakt grupi parlamentar ka shumicën e deputetëve dhe ai ka kryetar zotin Bardhi.
Kështu që besoj se nuk ka vend për të folur për dy grupe parlamentare.
Prej tre vitesh PD është duke pasur një betejë mes vetes por zhvillimet na kanë treguar neve deputetëve që duhet të shkojmë aty ku është forca e demokratëve.
Dhe natyrisht që forca e demokratëve në numër është me zotin Berisha sot.
