Xhixho takohet me deputetin italian, Vigna në PE: E falenderova për mbështetjen që Italia ka dhënë për Shqipërinë

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho është takuar me deputetin italian Alessandro Giglio Vigna. Xhixho e ka falenderuar për mbështetjen e padiskutueshme që Italia i ka dhënë vendit tonë.

Postimi i Xhixhos: 

Një diskutim plot ide të vyera me deputetin italian, Alessandro Giglio Vigna , të cilin e falënderova për mbështetjen e padiskutueshme që Italia i ka dhënë vendit tonë në çdo kohë.

Diskutuam mbi sfidat e integrimit europian të Shqipërisë, përmbushjen e detyrimeve dhe rolin e jashtëzakonshëm të institucioneve europiane si udhërrëfyese në avancimin e procesit të integrimit.

Zgjerimi dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor është thelbësor për BE.

Gjithashtu, tregu i përbashkët rajonal, zhvillimi ekonomik, shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, liria e medias, të drejtat e njeriut, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë vlera dhe kushte të panegociueshme të Komisionit Europian që u theksuan edhe në sesionin e sotëm të COSAC në Parlamentin Europian.