VIDEO/ Meta publikon fjalimin e Benet Becit më 2013-ën: Mirënjohje Berishës për rrugët e shtruara

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar fjalimin e kreut aktual të Bashkisë së Shkodrës Benet Beci më 2013.

Beci në fjalimin, ku është i pranishëm dhe ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se qytetarët shqiptarë duhet t’i jepë mirënjohës Berishës për rrugët e shtruara, që kanë sjellë zhvillim.

Postimi i kreut të PL, Ilir Meta:

Mirënjohje për ish-Kryeministrin, Sali Berisha për këto mijëra km rrugë të shtruara, që ndihmuan zhvillimin e zonave rurale dhe ndaluan shpopullimin!

Ka edhe njerëz të sinqertë në këtë botë!