VIDEO+FOTO/ Mirlind Daku e sheh nga televizori e “shfaqet” si analist: Pengimi i Brojës ishte 100 % penallti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2024, 21:34
Mirlind Daku ishte një nga mungesat e mëdha për dy miqësoret e muajit mars. Trajneri Sylvinho nuk preferoi ta grumbullonte për ndeshjet kundër Kilit dhe Suedisë, duke theksuar se në këto dy teste preferonte të shihte lojtarë të rinj.
Por pavarësisht se nuk ishte në fushë sulmuesi kuqezi e ka parë me vëmendje atë ccfarë ndodhi mbrëmjen e sotme në fushën e në Stokholmit, aty ku Shqipëria pësoi disfatën e radhës ndaj Suedisë me rezultatin 0-1.
Në minutën e 12 të lojës, Broja u pengua në zonë pas një sprinti fenomenal, por sipas arbitrit nuk kishte kontakt.
MOMENTI I PENGIMIT TË BROJËS
Por për Dakun ky moment ishte: “100 % penallti”.
Opinionin e tij Daku do ta bënte në një koment të një statusi të gazetarit sportiv Sokol Xhihani në rrjetet sociale.

