VIDEO/ Gjithçka gati, ja atmosfera në “Friends Arena” në stolat kuqezi

Ekipi kuqezi luan sot në ”Friends Arena”, ndeshjen e dytë miqësore për muajin mars, teksa këtë radhë përballë ka vendasit e Suedisë.

E ndërsa gjithçka është gati, Ora News siguron pamjet nga atmosfera në “Friends Arena” në stolat kuqezi

Tekniku Silvinjo ka theksuar se kjo është një ndeshje për të bërë teste dhe kështu ka ndodhur me takimin e sotëm, ku ka lëvizje në rreshtimin e kuqezinjve në krahasim me formacionin tip, apo edhe me ata që u provuan pak ditë më parë në stadiumin e Parmës.

FORMACIONET ZYRTARE

SUEDIA: Olsen, Kraft, Starfelt, Lindelof, Augustinson, S. Olson, Sam. Gustafson, Kulusevski, Forsberg, Isak, Nilson.

Trajner: Jon Dahl Tomason.

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Gjimshiti, Mihaj, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Laçi, Asani, Broja.

Trajner: Silvinjo.