Përgjigjet e dëmtimeve të Sommer dhe De Vrij, frymëmarje për Interin

Kundër Empolit nuk do të jetë Stefan De Vrij, por Yann Sommer pritet t’ia dalë.

Simone Inzaghi mund të marrë frymë lirisht, pasi të dy futbollistët rrezikonin të mungonin në sfidën e radhës në kampionat.

Portieri dhe mbrojtësë iu nënshtruan mëngjesin e kësaj së hënë ekzaminimeve të detajuara nga stafi zikaltër.

Për të dy u evidentuan probleme të lehta fizike.

Dëmtimi që pësoi të shtunën “gardiani” helvet ishte thjesht një ndrydhje në kaviljen e djathtë.

Ndërkohë që për holandezin bëhet fjalë për një ngarkesë muskulore në kofshën e djathtë.

Të dy lojtarët do të kthehen në fushë shpejt, natyrisht duke ndjekur në mënyrë të përditësuar dhe ndjesitë e tyre.

Natyra muskulore e dëmtimit të De Vrij imponon kujdes ndaj dhe mbrojtësi do të synojë të kthehet për takimin Udinese-Inter (8 prill), ndërkohë që Sommer mund të kthehet që për sfidën e pashkëve kundër Empolit (1 prill).

Nëse nuk ia del të rikuperohet, në portë do të jetë Emil Audero, ndërsa në qendër të mbrojtjes, në rast skualifikimi të Francesco Acerbit, do të ketë balotazh Bastoni-Bisseck.

Zikaltërit e Inzaghit do të rinisin përgatitjet këtë të mërkure kur edhe do të kthehen edhe pjesa më e madhe e futbollistëve të angazhuar me kombëtaret respektive.