Miqësorja ndaj Suedisë, Xhepollari: Sylvinho kërkon nga ekipi tjetër përgjigje, do ketë hapësira për lojtarët që kanë luajtur më pak

Gazetari Drilon Xhepollari, në një intervistë në Ora News foli për ndeshjen miqësore që Shqipëria do luajë sot ndaj Suedisë.

Xhepollari u shpreh se trajneri Sylvinho kërkon nga ekipi një tjetër përgjigje pas asaj humbjeje zhgënjyese në miqësoren e parë ndaj Kilit.

Xhepollari: Është një test miqësor.

Trajneri Sylvinho kërkon nga ekipi një tjetër përgjigje.

Do i japë më tepër hapësirë më shumë minuta lojtarëve të cilët luajtën pak në ndeshjen me Kilin.

Patëm një performancë zhgënjyese.

E rëndësishme është për mënyrën si ekipi impnohet në fushë.

Shqipëria nuk arriti të tregonte versionin e saj më të mirë.

Ky zhgënjim ishte prezent edhe tek trajneri Sylvinho.

Nga burimet e mia trajneri Sylvinho në orën 17:00 do ketë një takim me të gjithë futbollistët ku do zbulojë edhe formacionin.