Fytyra me shqiponjë live në Friends Arena Stockholm: Nëse do ta bëja 1€ një foto, do të isha milioner

Fytyra me shqiponjë, Besmir Limani, i ftuar në emisionin "Sport Focus" nën moderimin e Vjosana Nozllakut tregon live nga Friends Arena atmosferën përpara ndeshjes miqësore.

Besmir Limani: Atmosfera këtu është shumë e bukur një festë shqiptare një festë kuq e zi. Flitet që këtu janë mbi 5 mijë shqiptar.

Tifozi më i pëlqyer nga të gjithë tregon që është mjaftë i preferuar nga të gjithë për të bërë foto me të.

Limani: Nëse unë do të merrja 1 euro për një foto sot do të isha milioner, por këtë gjë e bëjë me dëshirë shumë të madhe. Kam lënë dhe ndeshje të kombëtares pa parë, sepse lidhet me sakrificë në kuptimin e financave dhe kohës. Mundohem të jem sa më afërt kombëtares, është ky ekip që është i shtrirë në çdo trevë shqiptare.

Intervistën e plotë e gjeni në Youtube: