Gjykata pranon 1 milion euro garanci, Dani Alves do lirohet sonte në mbrëmje nga burgu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2024, 14:39
Dani Alves do të rifitojë lirinë sonte në mbrëmje.
Ish-futbollisti i njohur brazilian, qëndron në qelitë e burgut Brians 2 (Barcelonë) prej 20 janarit të vitit të kaluar.
40-vjeçari ka paguar 1 mln euro si kusht për të rifilluar jetën normale.
Gjykata e Barcelonës dënoi Dani Alves me 4.5 vite burg për përdhunimin e një 23-vjeçareje në një klub nate në Barcelonë.
Ngjarje që ka ndodhur mes 30 dhe 31 dhjetorit të vitit 2022.
Gjykata ka pranuar shumë 1 mln euro si garanci dhe Dani do të rifitojë së shpejt lirinë.
Për ish-mbrojtësin e djathtë, Gjykata urdhëroi dorëzimin e dy pasaportave, braziliane dhe spanjolle.
Si dhe detyrimin për të nënshkruar çdo javë në polici.
Gjithashtu nuk mund t’i afrohet viktimës në një distancë më të afërt se 1 km.
