Humbja ndaj Kilit, Ditmar Bicaj: Na ka hipur vetja në qejf...
I ftuar në emisionin Ora Sport nën moderimin e Altin Sulces dhe Vjosana Nozllakut, ish futbollisti Ditmar Bicaj foli për humbjen me Kilin, ku theksoi se lojtarëve të kombëtares i ka hipur vetja në qejf.
Bicaj: Ne na ka hip vetja në qef. Euforia në maksimum.
E di pse e them këtë euforinë, sepse kam ndjekur edhe seancat stërvitore edhe aty kam parë shumë eufori, domethënë nuk e kam parë atë karikimin që kanë pasur me Poloninë, Çekinë e me të gjitha.
Kështu që mendoj që euforia është një plus që ne me Amerikano Latinët asnjë herë nuk na ka ecur.
Janë ekipe shumë të forta.
Teksa në panelin e të ftuarëve edhe ish futbollisti Mired Reci .
Reçi: Unë përpos euforisë do të shtoj pak edhe listën e lojtarëve për europian.
Pra lojtarët janë të rënduar nga ana psikologjike. Ankthi i listës ka më shumë peshë sesa eufoeria, tani ka filluar të flitet jo Broja, jo Muja jo ky tjetri, tani lojtarët kanë filluar ta ndjenjë këtë presionin dhe kanë atë problematikën që tha profesori që pot a shikosh, po ta analizojnë që më përpara me periudhën që ne po luanim eleminatoret 80 përqind e lojtarëve që po luanin me ekipin kombëtarë ishin aktiv edhe në klubet e tyre,pra kishin minuta tani që na erdhi ky moment këta kanë pësuar një regres dhe nuk po luajnë as në ekipet e veta-tha Reci.
