Tifozët kuqezi: Edhe në Polin e Veriut të luajë Kombëtarja, ne do jemi prezent
Të ftuar në emisionin Ora Sport nën moderimin e Altin Sulces dhe Vjosana Nozllakut, tifozët kuq e zi flasin drejtëpërdrejt nga Suedia.
Tifozët kuq e zi ,Julian Terziu: Tifozët kuq e zi kanë imunitet, humbi kombëtarja apo fitoi nuk ka rëndësi, ne i kemi përballu të gjitha ndeshjet.
Dhe në Polin e Veriut ekipi kombëtar të shkojë ne do të jemi prezent.
Ne kemi një numër 12 dhe numri 12 është shumë i fortë.
Lojtarët e ekipit kombëtar apo trajnerët shkojnë e vijnë kurse ne jemi të njëjtit gjithmonë aty, gjithandej.
Në ndeshjen me Suedinë do jemi zjarr do të shihni gjëra të bukura, tifozët kuqezi përtej Parmës, prezenca e tifozeve do të jetë akoma edhe më e zjarrtë.
Në cdo ndeshje ku luan kombëtarja ne triumfojme, ne dalim me nje 12-she me yll.
Ndiqni videon për më tepër..
