Dha 1 mln euro, Dani Alves lë qelinë pas 14 muajsh

Ish-futbollisti, Dani Alves tashmë është i lirë. Ai ka lënë qelinë pas 14 muajsh, si pasojë e dënimit për përdhunim. Braziliani është parë duke dalë nga burgu në Sant Esteve Sesrovires, afër Barcelonës, pasi ka paguar 1 milion euro me kusht.  

Ish-mbrojtësi u shoqërua nga avokatja e tij Inés Guardiola dhe u prit nga një grup punonjësish të burgut që protestonin për pagat dhe kushtet.

40 vjeçari u shpall fajtor muajin e kaluar për përdhunimin e një gruaje të re në banjën VIP të një klubi nate të Barcelonës në orët e para të 31 dhjetorit 2022.

Futbollisti bëri disa përpjekje përpara dënimit të tij për të marrë lirimin me kusht, por ato u refuzuan pjesërisht për shkak se ai konsiderohej rrezik ikje pasi Brazili nuk ekstradon shtetas të dënuar në vende të tjera. Megjithatë, pas 14 muajsh, ia doli që të merrte lirinë.