Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat. Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm. Disfata në Parma ka lënë pas zhgënjimi, por tekniku brazilian i pankinës Silvinjo pret reagim nga kuqezinjtë.

Si asnjëherë më parë, trajneri brazilian pritet të bëjë 7 ndryshime në formacion, por ky është një test shumë i rëndësishëm para Evropianit dhe Silvinjo kërkon t’i shikojë në fushë ata që kanë luajtur pak.

Në portë do të kthehet Etrit Berisha, në krahun e majtë të mbrojtjes konfirmohet mitaj, ndërsa në të djathtë Balliu do të ul në stol Hysajn.

Në zemër të mbrojtjes kapiteni Gjimshiti së bashku me Marash Kumbullën.

Binomi Asllani-Ramadani nuk ndryshon, përpara tyre pak më i avancuar pritet të luajë Ernest Muçi.

Në korsinë e majtë të sulmit arbër hoxha, ndërsa në të djathtë Arbnor Muçolli në mbështetje të Armando Brojës në majtën e sulmit.

Ky pritet të jetë formacioni i Suedisë: Robin Olsen, Victor Lindelöf, Isak Hien, Ludëig Augustinsson, Emil Holm, Alexander Isak, Jens Ctrabajo, Mattias Svanberg, Viktor Gyökeres, Anthony Elanga dhe Emil Forsberg.

Suedi - Shqipëri do të zhvillohet në stadium “Friends Arena”  duke nisur nga ora 19:00

Statistikat në përballjet direkte flasin për suedezët me 3 fitore, një sfidë është mbyllur në barazim, ndërsa kuqezinjtë kanë vetë një fitore në miqësoren e 2004 zhvilluar në Tiranë.

Në stadium atmosfera do të jetë e zjarrtë,  3 mijë tifozë shqiptar pritet të jenë prezent, ndërsa në total janë shitur më shumë se 20 mijë bileta për këtë miqësore.

FORMACIONI I MUNDSHEM

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë