VIDEO/ AMERIKA MBRON TITULLIN - Shtetet e Bashkuara mposhtën Meksikën në CONCACAF

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë fituesit e Kupës së Amerikës Veriore dhe Qendrore. Ata mposhtën në finale Meksikën me rezultatin 2-0.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbrojnë titullin, duke fituar Ligën e Kombeve të Amerikës Veriore dhe Qendrore, pasi mposhtën në finale Meksikën me rezultatin 2-0.

Kështu amerikanët ngrin lart trofeun e fituesit për të tretën herë radhazi, duke u bërë e para kombëtare që e bën një gjë të tillë në këtë kompeticion.

Finalja e madhe e këtij turne u mbajt në Arlington të Teksasit dhe vendasit e shfrytëzuan mjaft mirë faktorin fushë dhe përkrahjen e publikut të tyre.

Përballja u karakterizua nga duele të forta në fushën e blertë. Emocionet dhe spektakli nuk mungoi në sfidën mes dy përfaqësuese, që historikisht ka prodhuar një rivalitet të fortë dhe luftë sportive.

VIDEO/ AMERIKA MBRON TITULLIN - Shtetet e Bashkuara mposhtën Meksikën

Amerikanët kontrolluan pjesën më të madhe të lojës, duke krijuar edhe më shumë raste të rrezikshme për shënim.

Këmbëngulja e djemve të Berhalter u shpërblye në fundin e pjesës së parë

Tejlër Adams i dha avantazhin SHBA-ve me një gol fantastik.

Në fraksionin e dytë meksikanët provuan të reagonin dhe të barazonin shifrat, por ishin të pafuqishëm të ndëshkonin portierin Tërner.

Goditjen Meksikën ia dha Xhovani Reina. Mesfushori i Dortmundit, por i lënë në huazim te Notingem Forest vulosi triumfin e Shteteve të Bashkuara.

Minutat e mbetura të lojës nuk sollën më ndryshim të rezultatit dhe festa është e gjitha e amerikanëve.