Mired Reçi: Disa gjëra më lanë shije të hidhur, Silvinjo u shqiptarizua, nuk punon më me kokën e vet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2024, 22:37
Në “Ora Sport” Mired Reçi u shpreh se janë ca gjëra që lanë një shije të hidhur te Silvinjo këtë radhë pasi duket si i shqiptarizuar.
Reçi: Janë ca gjëra që lanë një shije të hidhur te Silvinjo këtë radhë. E kam mbështet si trajner për frymën që ka sjellë në ekip, për mënyrën e lojës dhe për mënyrën se si sillej. Silvinjo u shqiptarizua pak dhe filluan përçarjen dhe allishverishtet. Nuk ishte më ai Silvinjo që punonte me kokën e vet.