Zjarri në Urgjencën e QSUT-së, hetim për tenderin! Prokuroria fletëthirrje për kompaninë fituese dhe zyrtarët e prokurimit
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 20 Mars 2024, 10:53
Kur kanë kaluar 5 javë nga zjarri në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës, është sekuestrohet dosja e tenderit.
Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Tiranes ka kërkuar riinskeptim për shkaqet e zjarrit.
Po ashtu mësohet se Shërbimi Zjarrfikës ka depozituar një raport ekspertize ku thuhet se zjarri ka rënë në dhomat e UPS baterive të Emergjencës.
Po ashtu, prokuroria ka lëshuar tashmë dhe fletëthirrje edhe për kompaninë fituese dhe zyrtarët e prokurimit.

