Gjekmarkaj: Jemi përballë një regjimi, jemi në betejë pa kthim. Nuk kemi frikë

Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i PD-së, tha gjatë takimit me demokratët në Mat, se PD është vënë në vëlizje, është vënë në ecje dhe do të ndalet vetëm në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme.

“Jemi përballë një regjimi dhe jemi në një betejë pa kthim e kompromis. Një qeveri, e cila punon kundër popullit të vet, ikën qeveria dhe jo populli.

Por kjo qeveri po detyron qytetarët që të largohen, në mënyrë që të mbretërojë vetë. Ne do e ndalojmë këtë”, tha Gjekmarkaj.

Ai shtoi se duke u bashkuar secili qytet më qytet, fshat më fshat, duke folur me njerëzit, ne do të mundim këtë qeveri me bashibozukë e batakçinj.

“Nuk ka arsye që ne të kemi frikë prej tyre, që të mposhtemi sepse na bëjnë presion”, tha Gjekmarkaj.