Incidenti i Ramës me gazetaren, Xhixho: E pafalshme prekja fizike, kryeministri ka problem llogaridhënien
Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me incidentin që kryeministri Rama pati me një gazetare.
''Incidenti i regjistruar sot gjatë bashkëbisedimit me gazetarët është skena më e shëmtuar dhe ilustrim i raportit që ai ka vendosur të ketë me median'’, shkruan Xhixho në Facebook.
Postimi i Xhixhos:
Sjellja e sotme e kryeministrit ndaj gazetares Ambrozia Meta është reflektim i mënyrës sesi ai zgjedh të qeverisë: me arrogancë dhe duke shmangur çdo formë transparence.
Incidenti i regjistruar sot gjatë bashkëbisedimit me gazetarët është skena më e shëmtuar dhe ilustrim i raportit që ai ka vendosur të ketë me median.
Është e patolerueshme mënyra sesi ai reagoi pas pyetjes mbi investimet strategjike.
Është e pafalshme prekja fizike e gazetarëve apo kujtdo që ka guximin të ngrejë pikëpyetje mbi vendimet e një kryeministri që e ka problem llogaridhënien para qytetarëve.
