Bardhi: Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, t’i jepet fund tejzgjatjes së çështjes së “vulës” së PD-së

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi shkruan se pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë për konfliktin e brendshëm ligjor në PD, është e domosdoshme që Gjykata Apelit menjëherë dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme t’i jap fund tejzgjatjes së këtij absurdi që vijon prej 2 vitesh

Bardhi: Pas zbardhjes së vendimit të GjL për konfliktin e brendshëm ligjor në PD, është e domosdoshme që GjA menjëherë dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme t’i jap fund tejzgjatjes së këtij absurdi që vijon prej 2 vitesh dhe që duhet të ishte zgjidhur me vullnet e përgjegjshmëri politike.

PD është pronë e anëtarëve të saj, aset kombëtar, dhe çështje e interesit publik, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën publike, shtetërore, institucionale të vendit. Çdo zvarritje do të ishte e papranueshme, sepse dëmton opozitën dhe përmes saj dëmton Shqipërinë!