Takimet e Robinson me Manjën dhe Ballën, ambasada amerikane: E rëndësishme të ruhet ritmi për Reformën në Drejtësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2024, 18:39
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, ndihmëssekretari Todd Robinson u takua me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja dhe ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, për të forcuar partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë publikoi foto nga takimet ndërsa vuri në dukje se gjatë tyre, Robinson theksoi rëndësinë e ruajtjes së ritmit për reformën në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
“Ai diskutoi gjithashtu bashkëpunimin e vazhdueshëm në reformën në drejtësi, përmirësimin e zbatimit të ligjit dhe dhënien fund mosndëshkimit në luftën kundër korrupsionit”, deklaroi ambasada amerikane në një postim në rrjetet sociale.
