Leonard Lulaj zgjidhet president i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2024, 14:24
Federata Shqiptare e Gjimnastikës zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore në qytetin e Shkodrës.
Procesi zgjedhor ishte konform ligjit, statutit të kësaj federate dhe transparent për të pranishmit dhe mediet, njoftoi sot KOKSH.
Nga dy kandidaturat për president, që ishin Leonard Lulaj dhe Natasha Dako, fitues doli Leonard Lulaj.
Ndërsa nga 10 propozimet për anëtarë për Komitetin Drejtues, u përzgjodhën 6 prej tyre me më shumë vota.
