Dy ndeshjet e ditës së sotme në Superiore, spikat derbi Tirana-Dinamo, Vllaznia kërkon kreun
Java e 28-të e Superiores do të mbyllet me dy ndeshjet e sotme.
Në orën 14:00, Kukësi pret në stadiumin e tij Vllazninë, një sfidë që përfaqëson dy skajet e renditjes, vendin e fundit dhe të dytë.
Verilindorët duan mbajnë gjallë shpresat për mbijetesë, teksa vlen vetëm fitorja në këtë pikë të sezonit.
Një mision i vështirë për Kukësin, por jo i pamundur, duke shpresuar të marrë atë rezultat si në fazën e dytë në shtëpi.
Nga ana tjetër vjen Vllaznia me një ecuri fantastike.
Shkodranët, në rast fitoreje, do të merrnin kreun e renditjes.
E paimagjinueshme një fazë më parë, kur Vllaznia gjendej jashtë katërshes së parë.
Në orën 17:00 do të luhet derbi Tirana-Dinamo në “Air Albania”.
Jo vetëm që përfaqëson dy skuadrat ikonike dhe më të titulluara në Shqipëri, por njëkohësisht vlen edhe vendin e katërt, skuadra e fundit që shkon në Final 4.
Aktualisht të dyja skuadrat në kuotë të njëjtë pikësh me 36, duke mbajtur vendin e pestë dhe të gjatë, 4 pikë larg Skënderbeut të vendit të katërt.
