Pakti PD-PS, Mërtiri: I shërben vetëm Ramës, dëmton opozitën, Berisha “fiton” ndaj Bashës

Në një intervistë më Ora News, analisti Ergys Mërtiri u shpreh se kjo është thjeshtë një marrëveshje që nuk i shërben opozitës si opozitë ndaj qeverisë, sepse individëve aty u shërben

Ai shtoi se po ashtu i shërben edhe Berishës, pasi fiton diçka përballë PD-së dhe Bashës, pasi marrëveshje tregon se Rama dhe Berisha janë  në një ujdi

Mërtiri: Kjo është thjeshtë një marrëveshje që nuk i shërben opozitës si opozitë ndaj qeverisë, sepse individëve aty u shërben. Kjo marrëveshje nuk e dëmton qeverinë, por i shkon përshtat, asaj dhe dëmton opozitën. Marrëveshja i shërben Edi Ramës, sepse e do opozitën nën thes.

Po ashtu i shërben edhe Berishës, pasi fiton diçka përballë PD-së dhe Bashës. Në thelb, kjo marrëveshje tregon atë që e kemi rithëne se Rama dhe Berisha janë  në një ujdi dhe se opozita ka luftë me veten dhe jo me qeverinë. Njëra palë e opozitës fiton kështu vulën politike për të qenë opozita kryesore.