Normalizimi i Kuvendit, ambasada e SHBA-ve: Nxisim deputetët të tregojnë përkushtim ndaj demokracisë në vend

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve ditën e sotme dhe dakordësimit mes mazhorancës dhe opozitës.

Ambasada u shpreh se mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament. Po ashtu delegacioni amerikan në vend theksoi se nxit deputetët të vazhdojnë të tregojnë përkushtim ndaj demokracisë në dobi të popullit shqiptar.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament. Ne nxisim deputetët të vazhdojnë të tregojnë përkushtim ndaj demokracisë në dobi të popullit shqiptar.