Peleshi: Shqipëria drejton Brigadën e Evropës Juglindore në Kumanovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2024, 17:44
Shqipëria drejton Brigadën e Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se, SEEBRIG jep kontribut për sigurinë rajonale dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
“Shqipëria dhe Forcat tona të Armatosura, krenare që drejtojnë Brigadën e Europës Juglindore të vendosur në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut”, shkroi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.
“Që prej krijimit të saj 25 vjet më parë, SEEBRIG jep kontribut për sigurinë rajonale, forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe në rritjen e bashkëpunimit në operacionet e mbështetjes së paqes dhe ato humanitare mes vendeve pjesëmarrëse”, nënvizoi ministri Peleshi.