Abilekaj “kundër” marrëveshjes PD-PS: Nuk ka garant për respektimin e saj, bëhet në kurriz të kujt?

Në një intervistë me Ora News, gazetari Enton Abilekaj u shpreh se Nuk ka rëndësi kush fiton dhe humbet në këtë marrëveshje PD-PS, por e mira publike.

Ai shtoi se nuk dihet as kush i ka propozuar këto pika dhe kush i futi, Nikolla apo si kërkesa të PD-së dhe se nuk dihet pse po kthehet PD-ja në normalitet dhe kush e garanton këtë normalitet.

Abilekaj: Nuk ka rëndësi kush fiton dhe humbet në këtë marrëveshje, por e mira publike. Ajo që më shqetëson është se e quani marrëveshje. PD dhe PS nuk e quajnë marrëveshje, ndërsa e gjithë kjo na çon në një proces jo transparent dhe publiku këtu humbet. Nuk e dimë se kush ka ndërhyrë, dimë vetëm disa vendime që janë marrë për komisionet hetimore.

Nuk dimë as kush i ka propozuar këto pika dhe kush i futi, Nikolla apo si kërkesa të PD-së. Duam ta dimë pse po kthehet PD-ja në normalitet dhe kush e garanton këtë normalitet. Nëse opozita kthehet me këto pika dhe nuk ka garant, dikush duhet të mbajë garant për to. Kemi pasur marrëveshje që janë prishur me herët mes palëve. Në kurriz të kujt bëhet kjo marrëveshje. Nuk dihet se çfarë do të ndodhe me super komisionin e reformës zgjedhore.