U shty dy ditë më parë, mbahet sot Konferenca e Kryetarëve

Është njoftuar se Konferenca e Kryetarëve që u shty dy ditë më parë, do të zhvillohet ditën e sotme në orën 16:00.

Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet në Kryesin e Kuvendit, teksa do të ketë diskutime për komisionet hetimore.

NJOFTIMI I KUVENDIT

“Te nderuar anëtarë të Konferencës së Kryetarëve,

Ju njoftojmë se: Sot datë 15 mars 2024, ora 16.00 do të zhvillohet vijimi i mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Sekretaria e Konferences së Kryetarëve”