“Të gjithë pro”/ U kthehet gazi, shikoni se si deputetët qeshin ndërsa miratojnë paktin PD-PS

Këto janë disa momente nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku është marrë vendimi për dakordësinë mes PD-së dhe PS-së për komisione hetimore.

Sikurse duket, deputetët pjesëmarrës nga të dyja kampet kanë ngritur duart për miratimin e kësaj marrëveshjeje mes palëve.

Ndërkohë, janë vënë edhe buzëqeshje mes tyre, si një shenjë paqeje pas mbi 5 muaj tensione dhe përplasje të shumta.