Merr flakë pusi i naftës në Cakran, zjarrfikëset neutralizojnë zjarrin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2024, 17:08
Një pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Gjorgoz të njësisë administrative Cakran.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të kompanisë Albpetrol të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve vetëm brenda disa minutave.
Sipas informacionit ky pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët edhe herë të tjera ndërsa grupi i ekspertizës po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.
Fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk ka patur asnjë dëm, përveçse ndotjes mjedisore, pasi zona përreth është mbuluar nga re te zeza tymi.
