OSBE: Mbështetje KLP-së në rritjen e besimit të publikut tek Drejtësia

Përfaqësues të Departamentit të Shtetit të së Drejtës dhe të Drejtave të Njeriut pranë misionit të OSBE-së në Tiranë zhvilluan një takim me kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla.

Në postimin në rrjetet sociale të OSBE-së thuhet se takimi vjen në kuadër të angazhimit për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

“Prezenca e OSBE-së do të mbështesë Këshillin e Lartë të Prokurorisë në realizimin e detyrave kushtetuese me qëllim përmirësimin e sistemit të prokurorisë dhe rritjen e besimit të publikut te drejtësia”, thuhet në postim.

OSBE shpreh angazhimin për të punuar krah për krah drejt qëllimeve të përbashkëta me palën shqiptare.