8 Marsi në optikën e sociologut, Tushi: Në këto 3 dekada nuk ka ndodhur demokratizimi i rolit të gruas shqiptare

8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas që në Shqipëri njihet edhe si dita e Nënës. Në këtë ditë shprehet mirënjohja për kontributin e madh të grave dhe vajzave jo vetëm brenda familjes por edhe në shoqëri dhe vendet e punës.

Por sa e zhvilluar dhe emancipuar është sot gruaja shqiptare? Kësaj pyetjeje në studion e lajmeve në “Ora News” iu përgjigj sociologu Gëzim Tushi.

“Duhet të jemi të kujdesshëm në vlerësimin e emancipimeve që kanë ndodhur në shoqërinë shqiptare qoftë për të mirë e qoftë për të keq.

Edhe në kushteve totalitare ka pasur një vëmendje për rritjen e rolit të gruas në shoqëri, madje ka pasur një numër të barabartë përfaqësimi, edhe pse nuk mund të thuhet se ai lloj emancipimi ka pasur një arritje shumë të madhe për gratë e asaj kohe.

Kemi pasur besimin se demokratizimi i jetës do të sillte dhe demokratizimin e rolit të gruas në shoqëri. Gjë që në fakt nuk ka ndodhur.

Në këto 3 dekada ka pasur fenomene pozitive dhe negative”, u shpreh ndër të tjera sociologu Gëzim Tushi.