Balla apel grave: Denonconi dhunën nga burrat, Shteti do ju pajisë me apartament nëse ndaheni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2024, 11:32
Në tryezën për feminitetin, Ministiri i Brendshëm, Taulant Balla u paraqit me të dhëna konkrete sa i përket dhunës në familje.
Shqetësues, sipas tij, është fakti se numri i grave është shumë më i lartë se ai i burrave që kanë renë pre e kësaj situate.
Dhuna seksuale është një tjetër kambanë alarmi.
Balla apel grave: "Denonconi dhunën nga burrat, Shteti do ju pajisë me apartament nëse ndaheni"!
Balla thekson se denoncimet janë vetëm një pjesë e situatës në terren, ndaj ai kërkoi veprime konkrete.
Në tryezë u theksua domosdoshmëria për hapa konkret në eliminimin e dhunës. Ministri i Brendshëm shtoi se asetet e konfiskuara do të përdoren për mbështetje të grave që denoncojnë dhunën.

